Publikohet biseda e Icardit me presidentin Steven Zhang

Publikohet biseda e Icardit me presidentin Steven Zhang

15:20, 21/03/2019

“Nuk kam treguar kurrë mungesë respekti ndaj klubit të Interit, kam një statistikë pjesëmarrjeje prej 97,5% nga 100 përqind të seancave stërvitore që ekipi ka zhvilluar dhe kurrë askush nuk është ankuar për profesionalizmin tim dhe as për sjelljen time. Ndaj gjykoj se heqja e shiritit të kapitenit ishte një fyerje e tepërt ndaj meje”.

Kështu mësohet të jetë shprehur argjentinasi Mauro Icardi në takimin e tij me presidentin e Interit, Steven Zhang, të zhvilluar në vigjilje të derbit dhe që ka rezultuar deçiziv për rikthimin e sulmuesit 26-vjeçar në organikën e Spallettit.

Në të vërtetë takimi i zhvilluar mes palëve të sipërpërmendura është kryer në fshehtësi të plotë, pak para sfidës së fituar ndaj Milanit, ku të pranishëm kanë qenë edhe administratori Beppe Marotta dhe avokati që përfaqëson Icardin, Paolo Nicoletti.

Po në këtë mbledhje presidenti Zhang ka mbrojtur interesat e trajnerit Spalletti dhe autonominë e tij e të klubit, duke e ftuar sulmuesin të tregojë një sjellje më të pëlqyeshme për të gjithë.

Në fund të bisedës, siç zbulon e përditshmja italiane “La Republica”, ka qenë pikërisht Marotta që i ka hapur dyert e rikthimit përfundimtar Icardit, i cili ka qëndruar jashtë që nga 13 shkurti, kohë në të cilën Interi vendosi ta zbriste nga hierarkia duke i hequr shiritin e kapitenit.

Gjithsesi, tanimë lajmi i mirë për të gjithë është rikthimi në dispozicion të trajnerit Spalletti i një prej aseteve të çmuara të kësaj skuadre.

Ndërkohë ashtu siç u raportua një ditë më parë, paraditen e sotme Icardi është rikthyer në stërvitje me Interin, duke u vendosur nën urdhrat e trajneri Spalletti që kishte në dispozicion një grup të cunguar lojtarësh, pasi 11 futbollistë janë grumbulluar me kombëtaret e tyre.

Icardi është ballafaquar me emra të tillë si kapiteni Handanovic, Radja Nainggolan, Borja Valero, D’Ambrosio, Ranocchia, Gagliardini e Candreva, por ende jo me dy kroatët Perisic e Brozovic me të cilët raportet i ka të tensionuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco