Luka Modric shpallet lojtari më i mirë në Botë për vitin 2018

Luka Modric shpallet lojtari më i mirë në Botë për vitin 2018

14:33, 21/03/2019

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, është shpallur sportisti më i mirë në Botë për vitin 2018 nga Shoqata Ndërkombëtare e Shtypit të Sportit (AIPS).

Ndërsa gjimnastja amerikane Simone Biles e fitoi çmimin e sportistes më të mirë në Botë për vitin 2018.

“Dua t’i falënderoj të gjitha ata që votuan për mua. Është nder i madh ta marrë një çmim kaq të veçantë, ndihem i lumtur”, tha kroati pasi e mori çmimin.

Fituesi u shpall bazuar në një votë nga 359 gazetarë nga 87 vende.

Modric doli i pari me 419, Novak Djokovic i dyti dhe Roger Federer i treti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco