Mesazhi shokues i ish-portierit të Interit: I shpëtova vdekjes

Mesazhi shokues i ish-portierit të Interit: I shpëtova vdekjes

14:17, 21/03/2019

Sebastian Frei, ish-portieri i Interit, ka shokuar me mesazhin e tij të cilin e ka bërë publik në faqen e tij zyrtare në Instagram.

“Kam rrezikuar të vdes nga një virus, tani kam filluar një sfidë të re”, ka zbuluar ish-portieri në rrjetet sociale.

“Përshëndetje të gjithë, siç mund ta vini re, unë kam munguar nga mediat sociale për një kohë të gjatë”, ka qenë nisja e mesazhi të tij.

Ai ka bërë me dije se tashmë çdo gjë shkon drejt përmirësimit dhe fati donte që ai ta kalonte paq këtë rast.

“Fati dëshironte që unë ta kaloja këtë provë. Tani kam filluar një sfidë të re, duke shkuar para siç kam bërë gjithmonë duke punuar dhe duke mbajtur sërish në dorë vajzën time”, ka përfunduar Frei.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco