Tifozët e Chelseat ultimatum klubit: Shkarkoni Sarrin!

Tifozët e Chelseat ultimatum klubit: Shkarkoni Sarrin!

14:05, 21/03/2019

Te skuadra e Chelseat gjërat sa vijnë e bëhen më keq. Humbja nga Evertoni fundjavën që lamë pas ka zhgënjyer tej mase shumë tifozët  e “Bluve të Londrës”.

Sipas asaj që raporton “Dialy Mail”, janë me qindra ata tifozë, të cilët do të shesin biletat e tyre për tre ndeshjet në “Stamford Bridge”, kundër Brighton, West Ham dhe Burnleyt, nëse nuk do të shkarkohet Maurizio Sarri.

Ky është një kërcënim i tifozëve kundrejt presidencës se trajneri italian duhet të lërë stolin e skuadrës dhe të japë dorëheqjen, ose vet klubi të ndërmarrë veton.

Ky është një nga sezonet më të dobët të skuadrës në vitet e fundit dhe fansat e saj e kanë të vështirë ta pranojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco