Prekëse/ E ëma e Emiliano Sala nuk gjen paqe: Ka dyshime për vdekjen e tim biri

Prekëse/ E ëma e Emiliano Sala nuk gjen paqe: Ka dyshime për vdekjen e tim biri

13:38, 21/03/2019

Dy muaj kanë kaluar që nga rrëzimi i avionit në kanalin anglez që i kushtoi jetën e Emiliano Sala dhe pilotit të tij.

Por nëna e sulmuesit argjentinas nuk gjen paqe: "Ndjej trishtim dhe dhimbje që do të zgjasë përjetë, por edhe zemërim. Ende ka shumë dyshime për atë që ndodhi në fund të janarit. Ata nuk u kujdesën për tim bir”, tha mamaja e Sala për “L'Equipe”.

"Unë kisha biseduar me Emilianon para se të hipte në avion dhe i thashë atij se do ta telefonoja përsëri kur të mbërrinte në Cardiff, pas disa orësh, por nuk u përgjigj, u përpoqa përsëri gjysmë ore më vonë, por asgjë, pastaj thirra agjentin që më tha se avioni ishte zhdukur", shtoi ajo.

Familja pret përgjigje: "Askush nuk na thirri, unë mund të kuptoj se duan të kenë të gjithë informacionin, por në një moment do të duhet të japim një përgjigje".

Ndërkohë ajo preku edhe çështja e parave mes Cardiffit dhe Nantes. "E pakuptueshme, kontrata ishte nënshkruar".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco