Menaxherë nga Italia në ‘Loro Boriçi’ për të ndjekur kuqezinjtë ndaj Turqisë

Menaxherë nga Italia në ‘Loro Boriçi’ për të ndjekur kuqezinjtë ndaj Turqisë

12:41, 21/03/2019

Shqipëria luan një ndeshje kualifikuese dhe Kombëtarja është gjithmonë vitrina më e mirë e kuqezinjve.

Kjo për vetë faktin se lojtarët e Kombëtares janë mjaft të lidhur me ngjyrat e fanellës së kombit dhe motivimi është gjithmonë maksimal.

Mirëpo, për të mos u nënvlerësuar është edhe aspekti i “vitrinës”.

Sipas “Panorama Sport”, do të jenë të paktën 6 skautë që kanë konfirmuar praninë. Katër do të jenë vëzhgues klubesh të ekipeve italiane dhe dy prej tyre do të jenë islandezë.

Sot, 24 orë para ndeshjes, pritet që interesimi të rritet për të pasur të tjerë vëzhgues në “Loro Boriçi”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco