Liverpooli në ‘pole position’ për Paolo Dybala

Liverpooli në ‘pole position’ për Paolo Dybala

11:15, 21/03/2019

Liverpooli duket se nuk heq dorë nga Paulo Dybala. Sulmuesi i Juventusit thuajse është nxjerrë në merkato dhe shumë klube kanë interes të fortë për të marrë.

Sipas "Tuttomercato", është Liverpooli klubi që interesohet më fort për Dybala, të cilin mund ta sigurojnë për 100-120 milion euro, edhe për faktin se Sadio Mane, Roberto Firmino dhe Mohamed Salah janë të kërkuar nga shumë skuadra të mëdha në Europë dhe me të gjitha gjasat njëri mes të treve do të largohet në verë.

Për këtë, drejtuesit e “The Reds” e shikojnë Dybalan si zgjidhja perfekte për pozicionin që do mbajë në fushë.

Për argjentinasin flitet edhe për një shkëmbim me Mauro Icardin e Interit, por ky operacion midis dy skuadrave me tifozeritë që kanë përplasje të forta shikohet si i vështirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco