Për Loris Karius nuk marrin fund telashet, kërkon ndihmë

Për Loris Karius nuk marrin fund telashet, kërkon ndihmë

10:17, 21/03/2019

Referuar raportimeve të të përditshmes britanike “The Sun”, portieri i Liverpoolit, Karius, i huazuar te Besiktas ka kërkuar rikthimin në Angli.

Portieri mësohet se veç përballjes me krizën financiare që po përjeton klubi turk, po ndesh edhe një krizë marrëdhëniesh me trajnerin Senol Gunes.

Ky i fundit ka lëshuar disa kritika të rënda në adresë të Karius dhe portieri mësohet se nuk i ka kapërdirë dot.

Jo vetëm që Karius nuk po rikuperohet nga tronditja e pësuar nga humbja e Liverpoolit në finalen e Champions League ndaj Real Madrid, përkundrazi duket se po përkeqësohet.

Për këtë motiv portieri ka kërkuar ndihmën e Liverpoolit, duke shprehur dëshirën për të ndërprerë huazimin e tij dy-vjeçar te Besiktas, për tu rikthyer në “Anfield”.

Ndërkohë, sipas raportimeve nga Gjermania, 25-vjeçari ka paditur klubin turk te UEFA për mosshlyerjen e pagës gjatë katër muajve të fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco