Revolucion te Bayern Munchen, mbi 200 milion euro për merkaton

Revolucion te Bayern Munchen, mbi 200 milion euro për merkaton

08:55, 21/03/2019

Humbja dhe njëkohësisht eliminimi i parakohshëm i Bayern Munchen në Champions në 1/8-at kundër Liverpoolit, ka sjellë jo pak shqetësim në kampin gjerman.

Presidenti 67-vjeçar, Uli Hënes, premtoi edhe një herë gjatë një takimi financiar në Mynih, se në verë do të ketë investime të çmendura.

“Ne jemi në procesin e rinovimit të ekipit. Ky është plani më i madh i investimeve që ka pasur ndonjëherë te Bayerni i Mynihut”.

Një deklaratë që bëri jehonë nga gazeta e njohur gjermane, “Bild”.

Në Gjermani kanë filluar spekulimet mbi shumën që klubi më i titulluar në Gjermani do të investojë për të kryer këtë rinovim.

Pa u hapur merkatoja, tashmë janë shpenzuar 35 milionë euro, sipas dakordimit me Shtutgartin në janar, për transferimin e kampionit të botës me Francën, Benjamin Pavard.

Bayerni ka si synim të jetë shumë aktiv përsa u përket transferimeve gjatë verës.

Ky ishte vetëm hapi i parë i një projekti të cilin Bayerni po mendon ta çojë në fund me vendosmëri të madhe.

Me 225 milionë euro në mendje, Hënes pritet të bëhet i pari president që do të shpenzonte kaq shumë në merkato.

Ndër objektivat e bavarezëve janë: Lukas Hernandez i Atleticos së Madridit, që u tentua në merkaton e dimrit, por nuk u arrit, pasi spanjollët bllokuan çdo tratativë.

Për të, bavarezët janë gati të paguajnë 80 milionë euro, aq sa thuhet sa kanë ofruar edhe për Nikolas Pepen e Lilës.

Timo Werner, sulmuesi i Leipzigut dhe që kushton 70 milionë euro, mund t’u bashkohet bavarezëve në verë.

Kai Haverc i Leverkusenit është një tjetër lojtar premtues, ashtu si Odoi i Chelseat, që shihet me prioritet nga drejtuesit e rekordmenëve.

Nënshkrimi më i shtrenjtë në historinë e Bayernit deri tani është ai i Tolisso, për transferimin e të cilit kampionët gjermanë paguan 41.5 milionë euro te Lyoni në verën e vitit 2017.

Por edhe Paulo Dybala dhe Mauro Icardi janë gjithashtu në fokusin e merkatos, e cila pritet të jetë shumë e nxehtë këtë verë në Mynih.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco