Lajmi i fundit

I zhdukur prej një jave, gjyshja dorëzon në prokurori 3-vjeçarin nga Durrësi

Sadiku alarmoi Kombëtaren, ja si është gjendja e sulmuesit

Sadiku alarmoi Kombëtaren, ja si është gjendja e sulmuesit

08:40, 21/03/2019

Kuqezinjtë po punojnë fort për dy ndeshjet kualifikuese dhe sot mbyllin përgatitjet për ndeshjen me Turqinë.

Përpos dy dëmtimeve të Lilës dhe Binakut, gjithçka ka shkuar shumë mirë gjatë këtyre ditëve me përgatitjet e skuadrës nën drejtimin e teknikut Christian Panucci.

Dje, një alarm fals tronditi për disa orë kampin kuqezi kur Armando Sadiku pësoi një lëndim, por pas ekzaminimeve të para, për fat të mirë sulmuesi nuk pati asgjë serioze që mund të mungonte në ndeshjen me Turqinë.

Gjatë paradites, sulmuesi elbasanas ka kryer vetëm rreth 20 minuta stërvitje me ekipin, pjesën e ushtrimeve të nxehjes dhe vrapimet dhe më pas nuk i është bashkuar ekipit.

Por në seancën e pasdites, Sadiku u stërvit normalisht me grupin dhe pritet të jetë në dispozicion të Panuccit që nga minuta e parë kundër turqve, në rast se italiani do ta preferojë teknikisht. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco