Juventusi anulon ndeshjet në SHBA, sepse Ronaldo rrezikon të arrestohet

Juventusi anulon ndeshjet në SHBA, sepse Ronaldo rrezikon të arrestohet

23:48, 20/03/2019

International Champions Cup Juventusi do ta zhvillojë në Azi në mënyrë që Cristiano Ronaldo të shmangë arrestimin nga autoritetet e SHBA-së.

Sipas New York Times, organizatorët e këtij eventi qëllimisht kanë mbajtur Juven larg ndeshjeve në SHBA për arsye të problemeve ligjore që vijnë nga akuzat për përdhunim ndaj portugezit.

Si pasojë, Zonja e Vjetër pritet të luajë miqësoret e tyre të luksit në Kinë dhe Singapor.

Një zëdhënës i klubit tha që vajtja në Lindje ishte normale për klubin pasi shumicën e miqësorëve të viteve të fundit ata i kishin luajtur në Shtetet e Bashkuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco