Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Vrioni dhe Imeri njëzëri: Japim maksimumin për të marrë 6 pikë

Vrioni dhe Imeri njëzëri: Japim maksimumin për të marrë 6 pikë

22:23, 20/03/2019

Kombëtarja U-21 e drejtuar nga Alban Bushi është grumbulluar në fazën përgatitore për përballjen me Turqinë dhe Andorrën.

Ditën e sotme dy futbollistët e Shpresës Xhakomo Vrioni dhe Omar Imeri kanë shprehur njëzëri fitoren në këto përballje.

“Synimi jonë është të japim maksimumin dhe të vinë sa më shumë njerëz për të na mbështetur, jemi të sigurtë që do bëjmë gjithçka për të marrë maksimumin në çdo ndeshje. Unë zgjedhjen time e kam bërë sepse kam qenë edhe te Kombëtarja A, dhe jam aktivizuar 20 minuta kundër Izraelit”, u shpreh Vrioni.

“Nuk kënaqemi me barazimin, ndeshja e parë është e rëndësishme dhe do japim maksimumin për të fituar. E kemi në dorë të fitojmë çdo ndeshje shpresoj të marrim 6 pikë. Për Shqipërinë na thërret gjaku për të luajtur, jam i kënaqur që zgjodha Shqipërinë”, tha Omeri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco