Lautaro: Ky është lojtari më i mirë në botë

Lautaro: Ky është lojtari më i mirë në botë

21:59, 20/03/2019

Sulmuesi i Inter-it, Lautaro Martinez, ka folur nga grumbullimi me Argjentinën për kthimin e Leo Messit në kombëtare.

Martinez nuk kurseu elozhet për 5 herë fituesin e “Topit të Artë” të cilin e etiketoi si më të mirin në botë.

"Kam folur me të para stërvitjes, është i lumtur që është këtu", ka zbuluar Lautaro.

"Është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, është më i miri në botë. Do të na ndihmojë në çdo ndeshje dhe në çdo stërvitje dhe ne do të duhet të përshtatemi me karakteristikat e tij", vijoi ai.

"Kur ke një lojtar kaq të rëndësishëm, duhet të kujdesesh që të bësh lëvizjet e duhura, në mënyrë që topi të shkojë te këmbët e tij dhe më pas të shohësh se çfarë do të shpikë. Do të jetë e rëndësishme të punojmë në këtë aspekt, ne dhe trajneri e dimë mirë", ka përfunduar Lautaro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco