Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Pogba: Të gjithë ëndërrojnë të luajnë për Realin e Zidanes

Pogba: Të gjithë ëndërrojnë të luajnë për Realin e Zidanes

21:44, 20/03/2019

Mesfushori Paul Pogba, ka thënë se është një ëndërr të luajë në Real Madrid dhe të stërvitet nga Zinedine Zidane.

Me deklaratën e tij ai shtoi zërat për një largim të mundshëm por theksoi se është i fokusuar në situatën e tij aktuale me “Djajtë e Kuq”.

“Real Madridi është një klub ëndërr për të gjithë. Janë një nga klubet më të mëdha në botë”, tha fillimisht ai.

“Tani ata e kanë Zidane si trajner dhe ai është një ëndërr për të gjithë fëmijët dhe për të gjithë lojtarët, por tani unë jam pjesë e Manchester United”.

 “Më vonë, askush nuk e di se çfarë do të sjellë e ardhmja, por tani jam në Manchester United”, ka thënë Pogba.

Lojtari francez është përfolur për një transferim të mundshëm drejt Real Madridit dhe Barcelonës.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco