Lautaro: Pa Icardin, nuk është situatë e mirë

Lautaro: Pa Icardin, nuk është situatë e mirë

21:03, 20/03/2019

Interi mund të ketë mundur Milan në derbin e zhvilluar në “San Siro”, por klubi zikaltër është ende në krizë si pasojë e çështjes delikate me Icardin.

Muajin e kaluar, Mauro Icardit iu hoq shiriti i kapitenit dhe për pasojë argjentinasi nuk zhvilloi asnjë ndeshje me zikaltërit, shkruan "calciomercato", raporton SYRI.net.

Gjatë kësaj kohe ishte Lautaro Martinez ai që ka zëvendësuar Icardin.

"Nuk është një situatë e mirë, as për të, as për ne që jemi në grup. Vendimi duhet të merret me njerëzit që punojnë me të dhe që janë përreth tij. Ne jemi në dispozicion të klubit për të zgjidhur sa më shpejt këtë çështje", tha Lautaro për “TNT Sports”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco