Ibrahimovic e thotë emrin: Ky është trajneri më i mirë me të cilin kam punuar

Ibrahimovic e thotë emrin: Ky është trajneri më i mirë me të cilin kam punuar

19:04, 20/03/2019

Zlatan Ibrahimovic ka zgjedhur trajnerin më të mirë me të cilin ka punuar.

“Bomberi” suedez gjatë karrierës së tij ka punuar me shumë trajnerë të mëdhenj pasi ka luajtur me skuadra të njohura si: Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, PSG dhe Barcelona.

Ibrahimovic ka nënvizuar se Fabio Capello ka qenë trajneri i cili sipas tij qëndron mbi të gjithë të tjerët.

“Unë mund të flas për të gjithë trajnerët me të cilët kam punuar, por Fabio Capello qëndron mbi të tjerët”, ka deklaruar Ibrahimovic.

“Ai më thoshte: Ti duhet të shënosh gola për mua, në të kundërt, nëse nuk shënon, atëherë do të ulesh dhe qëndrosh në stol”, vijoi ai.

“Më ka pëlqyer kjo gjë te Fabio, ishte i drejtpërdrejtë. Nuk më pëlqejnë njerëzit që thonë “ti je më i miri, sa lojtar i mrekullueshëm që je”. Nuk dua të dëgjoj gjëra që tashmë unë i di. Preferoj dikë që të lëshojë zjarr mbi trupin tim”, përfundoi fjalën e tij, Zlatan Ibrahimovic.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment