PSG e fiton çështjen në CAS, UEFA duhet të tërhiqet

PSG e fiton çështjen në CAS, UEFA duhet të tërhiqet

18:27, 19/03/2019

Paris Saint Germain ka dalë fitimtare nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.

Shtëpia e futbollit evropian UEFA po e hetonte klubin francez për të ardhurat e tyre dhe për shkeljen e rregullit financiar.

PSG ishte ankuar në CAS në lidhje me këtë hetim të UEFA-së, ndërsa klubi francez e ka fituar çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Qershorin e shkuar Komisioni i Kontrollit Financiar të Klubeve në UEFA e mbylli një hetim në lidhje me dyshimet se PSG kishte shkelur rregulloren e Fair-Play financiar. Megjithatë, 9 ditë më vonë presidenti i Komisionit kërkoi që dosja të shqyrtohej nga e para.

Pas rishqyrtimit të dosjes UEFA vendosi që sjellja e PSG-së krijonte hapësira për hetim dhe vendosi që çështja të hapej sërish.

CAS i bëri me dije shtëpisë së futbollit evropian që t’i ndalojë këto hetime, pasi PSG ka ofruar faktet e nevojshme.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco