Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

U grumbullua për herë të parë me Brazilin, lojtari: Prisja telefonatë nga Italia

U grumbullua për herë të parë me Brazilin, lojtari: Prisja telefonatë nga Italia

17:31, 19/03/2019

Alex Telles, mbrojtësi i majtë i Porto-s dhe fytyra e re e Brazilit të Tite-s, ka thënë se ishte një pritje të një telefonate nga kombëtarja italiane.

Ai ka qenë pjesë e Inter-it në sezonin 2015-16 dhe ka thënë në të kaluarën se ndihet italian, duke parë se ka pasaportë italiane dhe gjyshërit e tij janë italianë.

Gjithsesi, ai është grumbulluar për herë të parë nga Brazili pas realizimit të penalltisë që eliminoi Roma-n në 1/8-at e Champions League.

“Do të gënjeja nëse do të thoja se nuk prisja një telefonatë nga kombëtarja italiane”, ka thënë Telles nga grumbullimi me kombëtaren braziliane.      

“Brazili ka qenë gjithmonë ëndrra ime, për të cilën kam luftuar dhe kam pritur për një kohë të gjatë që të kthehej në realitet. Është objektivi kryesor i karrierës sime”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco