Zbulohet lista/ Zidane dhe Perez projektojnë Realin e frikshëm, ja transfertat...!

Zbulohet lista/ Zidane dhe Perez projektojnë Realin e frikshëm, ja transfertat...!

17:04, 19/03/2019

Me rikthimin e Zidanes në stol, Real Madrid po bëhet gati për revolucion.

Gjatë merkatos së verës priten shumë largime por për të mbuluar vendet e lënë bosh, Perez do të hapë “thesin” për të sjellë në Madrid lojtarë të mëdhenj.

Sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle “MARCA”, futbollistë si Milan Skrianiar dhe Kulibali janë 2 emrat e parë për mbrojtjen.

Ndërkohë në mesfushë në “radarë” janë Milinkoviç-Saviç, Pjaniç dhe Nikolo Zaniolo. Lëvizjet më të bujshme priten të jenë në sulm ku njëri mes Icardit, Mbapesë dhe Herry Kane pritet të transferohen te Reali.

Duket se do të jetë një verë e nxehtë për tifozët madrilenë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco