Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Interi dhe Juventusi përgatitin shkëmbimin e bujshëm

Interi dhe Juventusi përgatitin shkëmbimin e bujshëm

10:53, 19/03/2019

Pavarësisht mesazhit të Beppe Marottës për zgjidhjen përfundimtare të çështjes “Icardi” me kthimin e sulmuesit argjentinas nën urdhrat e Spallettit, e ardhmja e Mauros mbetet enigmë, aq më shumë tani që Lautaro Martinez po fiton më shumë kuota (sidomos pas paraqitjes mbresëlënëse në derbi me Milanin).

Martinez konsiderohet sulmuesi i së ardhmes në shtëpinë zikaltër dhe sipas “Gazzetta dello Sport”, që e ka spikatur lajmin në faqe të parë, partneri ideal për të në sulm mund të jetë Paulo Dybala, që pëlqehet shumë nga Marotta

Pas zërave të shumtë të javëve të fundit, përgjigjeve dhe kundërpërgjigjeve mes Paraticit dhe Marottës, janë rritur mundësitë për një shkëmbim të mundshëm mes dy rivalëve të përjetshëm të Serisë A.

Edhe verën e kaluar bardhezinjtë menduar seriozisht për blerjen e Icardit, që në rast largimi të Mario Mandzukicit do të merrte vendin përkrah Cristiano Ronaldos.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco