Te Liverpooli nuk e prishin harmoninë, Van Dijk mbron Mohamed Salah

Te Liverpooli nuk e prishin harmoninë, Van Dijk mbron Mohamed Salah

10:38, 19/03/2019

Mohamed Salah do të fillojë të shënojë shpejt, për t’i ndihmuar të tijtë në sfidën e titullit të Premier League. Kështu mendon bashkëlojtari i egjiptianit, Virgil van Dijk.

Pavarësisht nga “agjërimi” i dy muajve të fundit, Salah ka shënuar 17 gola në Premier League.

Vetëm golashënuesi i Manchester City, Sergio Aguero, ka shënuar më shumë se ai në këtë sezon.

Van Dijk është i bindur se Salah do të “rizbulojë” shënjestrën e tij, duke shënuar gola.

"Mohamed është lojtar i klasit botëror”, tha Van Dijk për faqen zyrtare të Liverpoolit.

“Njerëzit mund të thonë gjithçka që duan, por unë mendoj se të gjitha ekipet në Premier League do të donin ta kishin në radhët e tyre. Ne e kemi atë dhe mendoj se po luan mirë. Golat do të vijnë. Kjo është diçka, që e shqetëson një sulmues, por ne i themi përherë: vazhdo të punosh dhe do të jesh mirë. Ai ka shënuar shumë gola për ne, për të qenë të drejtë, kështu që nuk është keq edhe kështu", deklaroi mbrojtësi holandez.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco