E vërteta e përjashtimit të Strakoshës nga Panucci. Humbja e avionit nuk ishte...

E vërteta e përjashtimit të Strakoshës nga Panucci. Humbja e avionit nuk ishte...

10:12, 19/03/2019

Vërtet një vonesë në fluturim ndikoi në zgjedhjen e Panuccit për të lënë jashtë Strakoshën? Do të ishte një kapriçio shumë e madhe e italianit, që nuk ka luksin të sjellë pakënaqësi në grup.

E vërteta është krejt ndryshe sipas “Telesport”. Vonesa e Strakoshës mund të falej nga trajneri, pasi nuk do të ndikonte edhe aq, duke qenë se është portier dhe, mbi të gjitha, rezervë, duke qenë Berisha titullar.

E dyta, Strakosha do të stërvitej normalisht me trajnerët e portierëve, Bozhiqin në krye, kështu që nuk ishte problemi i Panuccit.

E gjitha është një hakmarrje e trajnerit italian për disa situata të së shkuarës, mbajtur fshehur deri tani. Mes Panuccit dhe Strakoshas nuk ka një raport të mirë.

Portieri i Lazios, edhe në grumbullimet e tjera, ka pasur probleme me trajnerin italian, lidhur me disiplinën dhe sidomos korrektësinë.

Edhe në grumbullime të tjera, Strakosha ka pasur raste kur nuk ka kapur avionin e parë sipas programit, por të dytin, duke shtyrë nisjen për në Shqipëri.

Jo vetëm kaq, por në grumbullim mes tyre ka pasur edhe debate të vogla, që janë zmadhuar me kalimin e kohës. Vonesa e fundit ishte vetëm pika që ka mbushur vazon dhe e ka derdhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco