Ibrahimovic merr ftesën e çuditshme nga McGregor

Ibrahimovic merr ftesën e çuditshme nga McGregor

09:13, 19/03/2019

Conor McGregor e ka ftuar super yllin e Los Angeles Galaxy, Zlatan Ibrahimovicin, për t’u stërvitur së bashku.

Në një intervistë në vitin 2017, sulmuesi suedez, i cili e ka një shirit të zi në Taekwondo, nuk e mohoi mundësinë e fillimit të karrierës në MMA.

“Kam nevojë për gjashtë muaj dhe do të isha gati. Gjashtë muaj stërvitje dhe unë mund t’i fillojë garat në artet e përziera marciale”, kishte thënë Zlatan në atë kohë.

Atëherë, Ibrahimovici e kishte parashikuar edhe fituesin e meçit mes McGregorit dhe Floyd Mayweatherit, duke thënë se irlandezi do të fitonte, gjë që nuk ndodhi.

Sipas suedezit, McGregor është “Ibrahimovici i botës së arteve marciale”.

Së fundi, McGregor e ka zhvilluar një intervistë me faqen zyrtare të FIFA-s, ku ka diskutuar për futboll.

McGregori iu ka përgjigjur komenteve të Zlatanit duke thënë se suedezi është duke tentuar të bëhet McGregori i futbollit.

“Unë e respektoj Zlatanin dhe mendësinë e tij pozitive, por le ta qartësojmë një gjë: Ka vetëm një Conor McGregor!”, deklaroi irlandezi.

“Zlatani po tenton të bëhet Conor McGregori i futbollit, fat të mbarë për të. Zlatani dhe Paul Pogba janë të mirëseardhur të ushtrojnë me mua kurdo që të dëshirojnë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco