Lajmi i fundit

‘La Repubblica’ nxjerr zbuluar mashtrimin e Ramës: E pranoi vetë telefonatën me drejtorin e RAI-t

Në Itali vihet bast për Christian Panuccin. Koeficenti

Në Itali vihet bast për Christian Panuccin. Koeficenti

08:31, 19/03/2019

Pankina e Romës dhe emri i drejtuesit të ri pas largimit të Claudio Ranierit në fund të sezonit është një nga temat e nxehta në Itali.

Mesa duket nuk i ka shpëtuar as basteve sportive, pasi kompani të ndryshme atje kanë vënë kuota të caktuara sa u përket emrave që janë më të mundshëm për t’u ulur në stolin e kryeqytetasve.

Kuotat e basteve shohin tre emra të jenë favoritë për stolin e Romës, mes tyre edhe Christian Panuccin, i cili përtej përgënjeshtrimeve në konferencën për shtyp të së dielës, mbetet një prej kandidatëve kryesorë. Përkrah tij janë Mauricio Sarri dhe Vincenzo Montella.

Sarri është emri më i kuotuar, me koeficientin 4 për të marrë drejtimin e Romës, edhe për faktin se Chelsea po bëhet gati ta shkarkojë nga puna teknikun italian pasi është e pakënaqur nga drejtimi i tij.

Sipas “Vipsport”, Panucci është i dyti në listën e më të kuotuarve nga kompanitë italiane të basteve, me koeficientin 4,5, duke kaluar për momentin Vincenzo Montellën dhe kthimin e tij te verdhekuqtë, pasi “Aeroplani” ka kuotën 5.

Më larg janë Conte e Donadoni me 7,5 ndërsa Blanc ka një koeficient 12.

Ekzistonte tashmë edhe një hipotezë e çuditshme por shumë interesante, me koeficientin 100, ajo e emërimit të Daniele De Rosit si trajneri i ri në fund të këtij edicioni. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco