Jupi flet për situatën delikate: Vendimi për Strakoshën është i duhur, por...

Jupi flet për situatën delikate: Vendimi për Strakoshën është i duhur, por...

23:31, 18/03/2019

Redi Jupi ka dhënë mendimin e tij për situatën delikate që po kalon Kombëtarja shqiptare.

Analisti i njohur, Redi Jupi, i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, tha se vendimi i marrë për disiplinë ndaj Strakoshës, është i drejtë, por i marrë nga njeriu i gabuar.

 “Vendimi është i drejtë, por i marrë nga personi i gabuar. Disiplina është një mjet i rëndësishëm për të rregulluar një marrëdhënie në ekip, me 25 veta. Nuk është vetëm disiplina, për të krijuar një frymë të tërë, dhe që funksionon. Ideja është që nuk më pëlqejnë shumë gjëra që po i bën trajneri. Lista, dhe shumë të tjera. Dhe ai mbahet tani, vetëm me disiplinën. Me këtë mbahet. Duke e ditur që trajneri e ka të rëndësishme këtë, edhe lojtari duhet ta kishte më parasysh. Nuk ma merr mendja se trajneri është çmendur, e ta ketë penalizuar për ndonjë faj të kompanisë ajrore, por kam frikë mos ka qenë vonesë e lojtarit” – deklaroi Redi Jupi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco