Çështja Lenjani/ ‘Mëkat që nuk të vlerëson’, gjen mbështetje nga Shaqiri dhe Mavraj

Çështja Lenjani/ ‘Mëkat që nuk të vlerëson’, gjen mbështetje nga Shaqiri dhe Mavraj

22:48, 18/03/2019

Ermir Lenjani ka shpërthyer me kritika ndaj trajnerit të Kombëtares shqiptare, Christian Panucci.

Anësori i majtë që aktivizohet tek Sioni në Zvicër, u la pa ftesë për ndeshjet e muajit mars ndaj Turqisë dhe Andorës, ndërkohë që siç shkruan vetë lojtari, është thirrur nga trajneri pas lëndimit të 3 lojtarëve të tjerë ditën e parë të grumbullimit.

Me lot në sy lojtari ka bërë të ditur se nuk kthehet te kombëtarja kuqezi derisa trajner të jetë italiani.

Një reagim emocional i futbollistit, por që duket se është mbështetur edhe nga disa futbollistë të përfaqësueses shqiptare e jo vetëm.

Nëse kapiteni Mavraj ka zgjedhur vetëm një emoji me lot në sy për të shprehur gjendjen e tij për këtë vendim, ndërsa postimi është "pëlqyer" nga emra të tjerë si: Arlind Ajeti, Ylber Ramadani, Shkëlzen Gashi, Xherdan Shaqiri, madje edhe legjenda e kombëtares shqiptare, Edvin Murati.

Ndërkohë, Herolind Shala i komentoi: “Mëkat që nuk të vlerëson për atë që ke bërë për Kombëtaren vëlla. Gjithë shqiptaria i dimë vlerat e tua, jemi me ty”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco