Messi lë shumë pas Ronaldon, ja gara për Këpucën e Artë

Messi lë shumë pas Ronaldon, ja gara për Këpucën e Artë

21:41, 18/03/2019

Lionel Messi vazhdon të kryesojë garën për “Këpucën e Artë” me 29 gola këtë sezon.

Një ndryshim i vogël nga vitet e kaluara është mungesa në vendet e para të Cristiano Ronaldos.

Këtë vit, janë argjentinasi Lionel Messi si gjithmonë, dhe francezi Kylian Mbappe ata të cilët po garojnë për këtë trofe individual.

Francezi Kylian Mbappe, ka realizuar tri gola më pak (26) se Messi, ndërsa në vendin e tretë pozicionohet lojtari i Sampdorias, Fabio Quagliarella me 21 rrjeta.

Cristiano Ronaldo dhe Krzysztof Piatek numërojnë nga 19 gola, kurse Aguero dhe Lewandowski nga 18.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco