ZYRTARE/ Panucci fton dy lojtarë të tjerë, lista e Kombëtares pëson ndryshime

ZYRTARE/ Panucci fton dy lojtarë të tjerë, lista e Kombëtares pëson ndryshime

20:51, 18/03/2019

Lista e lojtarëve të ftuar nga Panucci vazhdon të pësojë ndryshime si pasojë e dëmtimeve të Andi Lilës dhe Egzon Binaku.

Në prag të sfidës kundër Turqisë FSHF ka njoftuar se listës së Kombëtares do t’i bashkohen Ylber Ramadani dhe Lorenc Trashi.

Ajo që bie në sy është grumbullimi në Kombëtare i liderit të Partizanit, një prej lojtarëve më të spikatur në Superiore në vitet e fundit, Lorenc Trashi.

“FSHF njofton se për shkaqe dëmtimi, nga grumbullimi i ekipit kombëtar pas ekzaminimeve mjekësore të nevojshme largohen Andi Lila dhe Egzon Binaku, vendin e tyre e zënë Ylber Ramadani dhe Lorenc Trashi”, thuhet në reagimin zyrtar të FSHF-së.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco