9 largimet nga Reali, Zidane projekton skuadrën e së ardhmes

9 largimet nga Reali, Zidane projekton skuadrën e së ardhmes

20:12, 18/03/2019

Zinedin Zidane po projekton Real Madridin e së ardhmes.

Trajneri francez, sipas atyre që raportojnë mediat e huaja ka gjetur emrat të cilët do të largohen në merkaton e verës.

Bale, Navas, Mariano Diaz, Vajeho, Cebajos, Markos Jorente, Valverde, Marselo dhe Isco do të jenë lojtarët që do të dalin në shitje dhe nëse do të ketë oferta të mira dhe konveniente do të shiten menjëherë.

Klubi “Los Blancos”, do që të mbledhë sa më shumë të ardhura nga lojtarë që nuk po luajnë dhe të tentojnë emra të mëdhenj të botës së futbollit.

Zidane që tani e ka bërë gati listën e lojtarëve që do në verë. Hazard, Eriksen, Pogba, Mbape dhe Harry Kane mësohen të jenë objektivat e parë të Realit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco