VIDEO/ Halili sherr me policët për tu futur në fushë, dhuna ndaj djalit të tij...!

VIDEO/ Halili sherr me policët për tu futur në fushë, dhuna ndaj djalit të tij...!

19:08, 18/03/2019

Një javë pas pezullimit të Kategorisë Superiore, një tjetër ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në sfidën Kastrioti-Tirana.

Syri.net publikon pamjet e pa transmetuara më parë të dhunës në stadiumin “Redi Maloku” në fund të ndeshjes mes Kastriotit dhe Tiranës.

Ndryshe nga çfarë është pasqyruar në media, në video duket qartë që stafi i Tiranës së bashku me lojtarët dhe trajnerin kanë nisur tensionet duke ofenduar policinë.

“Në përfundim të ndeshjes trajneri i Tiranes, dhe lojtare te kryeqytetit tentuan te godasin trajnerin e Kastriotit por u ndaluan nga policia bashkiake e Krujës e cila përkujdeset për mbarëvajtjen e ndeshjeve në këtë stadium...”, është mesazhi denoncues që ka mbërritur nëredaksinë e SYRI.net.

Në pamjet më poshtë mund të shikoni qartë se gjatë momentit të tensionit, ku presidenti i Tiranës, Refik halili fillimisht debaton me policinë që nuk e lejonte të futej në fushë.

Numri një i bardhebluve pas disa minutave debati, sharjeve dhe ofendimeve ndaj policisë ka hyrë në ambjentet e brendshme të stadiumit për të biseduar me trajnerin dhe lojtarët e skuadrës kryeqytetase.

Gjithashtu burime të SYRI.net hedhin poshtë lajmet e pavërteta për dhunën e pretenduar ushtruar ndaj lojtarit të Tiranës, Grent Halili, i cili është djali i presidentit të bardhebluve, Refik Halili.

Ofendimet dhe sharjet shihen dhe në pamjet më poshtë ku i gjithë tensioni është krijuar nga Tirana:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco