Grumbullimi i kampionëve të botës, Kante shkon në stërvitje pa u gdhirë

Grumbullimi i kampionëve të botës, Kante shkon në stërvitje pa u gdhirë

18:42, 18/03/2019

N’Golo Kante është padyshim një nga heronjtë e Francës që u shpall Kampione Bote në Rusi 2018.

Një ndër mesfushorët më të mirë në botë gëzon respekt maksimal jo vetëm nga skuadra e tij por edhe nga çdo kundërshtar.

Didier Deshamp kishte caktuar orën 12:00 si atë të fillimi të grumbullimit, orarin kur futbollistët duhej të mblidheshin në qendrën e Klerfonten. Por rojet e qendrës stërvitore janë shtangur kur në orën 06:30 të mëngjesit të sotëm panë makinën e  N’Golo Kante.

Mesfushori kishte dashur që të ishte i pranishëm që në orët e para për t’u ambientuar me vendin ku do të qëndronte në ditët në vijim. Ndaj ai ka zgjedhur që të zbarkojë shumë më herët se shokët e skuadrës në kompleks për të bërë xhiron e zakonshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco