Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Pa Strakoshën dhe me mungesa, ja formacioni i Shqipërisë kundër Turqisë

Pa Strakoshën dhe me mungesa, ja formacioni i Shqipërisë kundër Turqisë

17:21, 18/03/2019

Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e sotme seancën e parë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për dy takimet e muajit mars ndaj Turqisë dhe Andorrës, të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian 2020.

Konfirmohet mungesa e portierit Thomas Strakosha në këtë grumbullim. Gardiani i Lazios duhet të bashkohej me skuadrën të dielën, por humbi avionin për shkak të trafikut në Romë dhe Panucci e ka ndëshkuar duke e lënë jashtë këtyre dy ndeshjeve ku titullar në portë pritet të jetë Etrit Berisha.

Pas analizave të kryera që kanë përcaktuar shkallën e dëmtimit janë larguar përfundimisht nga grumbullimi Andi Lila dhe Egzon Binaku, ndërkohë që Bekim Balaj do të qëndrojë në grumbullim dhe do të provojë të riaftësohet për sfidat ndaj Turqisë dhe Andorrës.

Panucci e ka të qartë katërshen e mbrojtjes, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti dhe Aliji. Ndërsa në mesfushë pritet të rreshtohen Xhaka, Kaçe, Abrashi, mbështetur nga krahët me Grezda dhe Uzuni.

Në qendër të sulmit do të luajë si titullar, Armando Sadiku.

Ky është formacioni i mundshëm i projektuar nga Panucci për sfidën ndaj Turqisë në “Loro Boriçi”:

----------------- Berisha ----------------

Hysaj -- Ismajli -- Gjimshiti -- Aliji

Xhaka ------- Kaçe--------- Abrashi

Grezda -------------------------- Uzuni

------------------ Sadiku ----------------

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco