FOTO/ Probleme me shëndetin, lojtari i Partizanit përfundon në spital

FOTO/ Probleme me shëndetin, lojtari i Partizanit përfundon në spital

16:39, 18/03/2019

Partizani mori një fitore të pastër me rezultatin 3-0 në sfidën ndaj Teutës.

Takimin e djeshëm të kuqtë kanë marrë një goditje duke e rritur alarmin e dëmtimeve te Partizani.

Bruno Telushi shfaqi probleme në fund të pjesës së parë, pasi ka pasur vështirësi në frymëmarrje nga një goditje që mori.

Pas largimit nga stadiumi, lojtari ka përfunduar në spital për të kryer ekzaminimet e hollësishme mjekësore.

Pas ekzaminimit, ka dalë se Telushi ka ajër në mushkëri, që ka ardhur nga goditjet që ka marrë gjatë ndeshjes. Vlonjati e ka kaluar natën në spital, por shpresohet që sot të dalë dhe në nisë fazën rikuperuese.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco