Valverde: Jemi me fat që jetojmë në kohën kur Messi po luan futboll

Valverde: Jemi me fat që jetojmë në kohën kur Messi po luan futboll

16:28, 18/03/2019

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde nuk ka kursyer elozhet për Lionel Messin, i cili shënoi tripletën ndaj Real Betis.

Tekniku spanjoll ka thënë se të gjithë duhet të ndihen me fat që jetojnë në kohën kur argjentinasi po shkëlqen në fushën e blertë.

“Jemi shumë me fat që jetojmë në kohën kur Messi po luan futboll. Ndaj Betis pamë se si reagon publiku kur Messi është në fushë. Edhe pse i bëri të vuajnë, reagimi (i tifozëve të Real Betisit) tregon se ata kënaqen teksa e shikojnë duke luajtur”, ka thënë Valverde.

Në 37 ndeshje këtë sezon Messi ka shënuar 39 gola, ndërsa në La Liga ka edhe 11 asistime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco