Ndrydhi kaviljen në ndeshjen me Betisin, ja sa do të mungojë Luis Suarez

Ndrydhi kaviljen në ndeshjen me Betisin, ja sa do të mungojë Luis Suarez

15:01, 18/03/2019

Luis Suarez ditën e djeshme ka bërë një paraqitje të mrekullueshme përballë Betisit.

Sulmuesi uruguaian ka asistuar në golin e dytë dhe ka shënuar të tretin për Barcelonën, e cila fluturon drejt titullit.

Por në fund të ndeshjes ai ka ndrydhur kaviljen e këmbës së djathtë dhe do të mungojë 10 deri në 15 ditë.

Kështu Suarez do të humbasë sfidat me Uzbekistanin dhe me shumë mundësi atë të Barcelonës me Espanjolin në 30 mars.

Gjysma e së keqes për Barcelonën, e cila do ta ketë lojtarin të gatshëm, për sfidat e mëdha të Ligës së Kampionëve kundër Mançester Junajtid.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco