Lajmi i fundit

DETAJE – EMRAT/ Atentati më armë në Memaliaj, ja kush qëlloi ndaj avokatit

Sadiku: Na ka munguar goli te Kombëtarja, tani që u riktheva do shënoj

Sadiku: Na ka munguar goli te Kombëtarja, tani që u riktheva do shënoj

14:16, 18/03/2019

Në prag të takimit që Shqipëria do të luajë ndaj Turqisë dhe Andorrës, para mediave ka dalë sulmuesi Armando Sadiku, i cili është shprehur se ka besim se kuqezinjtë mund të marrin kualifikimin.

Mes të tjerash ai ka treguar edhe një bast të vënë me trajnerin.

“Është e vërtetë që pas 7 muajsh dhe pas një viti u riktheva sot dhe jam shumë i lumtur dhe shumë pozitivitet. Mezi po pres të rikthehem dhe të gjej golin aty ku e kam lënë. Jam shumë mirë fizikisht pasi kam luajtur edhe me Luganon dhe çdo javë po marr formën fizike më të mirë.

E kam ndjekur Kombëtaren gjatë gjithë ndeshjeve dhe nuk është se kemi zhvilluar lojë të mirë. Kemi treguar se nëse luajmë si dimë mund të marrim rezultate pozitive. Ka munguar goli dhe shpresoj që me rikthimin tim ta gjej.

Çdo lojtar vjen për të luajtur. Jam pozitiv dhe me energji. Trajneri e di se kush luan, por unë do të jem gati. Kam folur me trajnerin kur isha i dëmtuar dhe më ka thënë që më presin dhe t’i japë forcë. Këtë kam bërë dhe ja ku jam sot.

Çdo lojtar që vesh këtë uniformë ëndërron. Pavarësisht nivelit që ke, kur vjen te Kombëtarja është ndjenjë që e ke ëndërruar gjithmonë. Duhet të jesh shembull për kombin dhe fëmijët. Për Kombëtaren është diçka shumë e veçantë.

Turqia ka cilësi dhe lojtarë me emër dhe i respektojmë. Edhe pse kemi fituar, nuk do të thotë se do të hyjmë për të nënvlerësuar kundërshtarin. Duhet të përsërisim ndeshjen e kaluar në Turqi.

Me ndihmën e Zotit duam 6 pikë në dy ndeshjet e para, por kënaqem edhe me 4 pikë. Kemi vënë bast me trajnerin dhe nëse marrim 6 pikë do të na dhurojë diçka. Duhet të jemi më shumë bashkë se kurrë dhe të jemi më pranë njëri-tjetrit. Vetëm kështu mund të arrijmë grupin që kishim para 4 vitesh.

Atmosfera është e mirë dhe janë të gjithë çuna të mirë. Duhet të ndihmojnë të rinjtë por atmosfera mbetet e mirë, të paktën në këto ditë të para”, ka thënë Sadiku.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Nardi18/03/2019 17:30

Golat behen ne fushe dhe jo ne konference shtypi o Lek Plepi

Nardi18/03/2019 17:29

Golat behen ne fushe dhe jo ne konference shtypi o Lek Plepi

Shto koment

Denonco