Grezda: Duam 6 pikë me Turqinë dhe Andorrën. Të bëjmë kombin krenar

Grezda: Duam 6 pikë me Turqinë dhe Andorrën. Të bëjmë kombin krenar

14:01, 18/03/2019

Eros Grezda, futbollisti i Kombëtares ka folur në konferencën për shtyp para mediave për dy sfidat e ardhshme që presin Shqipërinë me Turqinë dhe Andorrën.

Sulmuesi ishte në krah të Armando Sadikut dhe foli për një sërë temash që e presin përfaqësuesen.

Si është forma juaj?

Pata një periudhë shumë të vështirë në dy muajt e fundit, u ktheva pardje dhe ndihem shumë mirë. Gjatë kohës që kam qenë i lënduar kam punuar. Do të bëjë maksimumin, trajneri do të bëjë zgjidhjen më të mirë.

E ndjen veten gati?

Për sa kohë që jam këtu do jem gati në çdo vend. Nuk ka rëndësi luaj në të djathtë ose në të majtë.

Basti me trajnerin?

Do të bëjmë maksimumin për veten tonë dhe pastaj për trajnerin.

Xherard apo Panuçi?

Më shumë këshilla më ka dhënë Panuçi, të dy janë profesionist dhe e bën punë shumë mirë.

A mund t’i marrë 6 pikë Shqipëria ndaj Turqisë dhe Andorrës?

Duhet të shkojmë për gjashtë pikë, pasi luajmë më Turqinë në shtëpi dhe me një ekip me të vogël në transfertë. Në Europianin e fundit kemi bërë shumë mirë, dhe këtë herë do të bëjmë të njëjtën gjë, duam të bëjmë gjithë kombin krenar.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco