Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Pa filluar ende përgatitjet, shfaqen problemet e para te Kombëtarja

Pa filluar ende përgatitjet, shfaqen problemet e para te Kombëtarja

13:44, 18/03/2019

Dhimbje kokë për trajnerin e Kombëtares, Christian Panucci, para eliminatores së Europianit me Turqinë në “Loro Boriçi”.

Tre lojtarë kuqezi kanë probleme fizike dhe prania e tij në fushë ndaj turqve është në dyshim serioz.

Andi Lila ka një problem muskulor dhe shanset që ai të vijojë grumbullimin janë minimale. Ai ka një tërheqje që nuk e lejon të stërvitet. Do të bëjë fizioterapi gjatë këtyre ditëve dhe do të jetë stafi mjekësor i Kombëtares që do të vendosë përfundimisht për të.

Egzon Binaku ka marrë një dëmtim në pulpë një javë më parë dhe ndien ende dhimbje, çka e pengon të jetë në gjendjen e tij më të mirë në stërvitje. Brenda 48 orëve do të vendoset nëse do të jetë i disponueshëm për sfidën me Turqinë.

Edhe Bekim Balaj ka shqetësime serioze fizike. Sulmuesi shkodran u detyrua të linte fushën para kohë për shkak të një kontraktimi muskulor në takimin e Akhmat Grozny-t në kampionatin rus dhe për fat të keq ndien ende shqetësim. Panucci shpreson ta ketë të gatshëm deri të premten.

Mungesa më e rëndësishme në përfaqësuese për ndeshjen e parë eliminatore me Turqinë konsiderohej ajo e Odise Roshit, por duket që Panuccit i janë shtuar “hallet”, çka mund ta detyrojnë që të grumbullojë lojtarë të tjerë në ditët në vazhdim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco