Mund të largohet nga Napoli në verë, Mertens drejt Kinës

Mund të largohet nga Napoli në verë, Mertens drejt Kinës

11:41, 18/03/2019

Dries Mertens mund të ndjekë gjurmët e Marek Hamsik në Kinë.

Sulmuesi belg ka edhe një vit kontratë me Napolin dhe në verë gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt, por vetë lojtari nuk e përjashtoi këtë mundësi.

Mertens tha se nuk e di se çdo të ndodhë në fund të sezonit aktual, edhe pse synimi i tij është te qëndrojë deri në fund të kontratës me Napolin.

Duke parë që 31-vjeçari nuk luan rregullisht, presidenti De Laurentiis nuk do të refuzonte një ofertë që në verë për lojtarin, i cili do të përfitonte një page prej 6-7 milionë euro në sezon kampionatin kinez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco