Salvini shpërthen ndaj Gattusos: Do të humbasësh nëse aktivizon lojtarë përtacë

Salvini shpërthen ndaj Gattusos: Do të humbasësh nëse aktivizon lojtarë përtacë

11:22, 18/03/2019

Humbja në derbin ndaj Interit i la një shije të hidhur të gjithë tifozëve të Milanit.

Keqardhje e madhe edhe për ministrin e Brendshëm të Italisë, Mateo Salvini, i cili nuk vonoi të komentonte humbjen e skuadrës së zemrës.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, Salvini ka kryqëzuar trajnerin Gattuso.

Sipas ministrit, humbja në derbi erdhi për shkak të zgjedhjeve të teknikut kuqezi dhe përformancës jo të mirë të lojtarëve.

“Nëse nuk luani futboll për 70 minuta nga 90, nëse nuk e vendosni shpirtin tuaj në fushë, nëse aktivizon “lojtarët” që kanë dëshirën, grintën dhe formën fizike të një përtaci, është e drejtë që të humbni”, ishte postimi i Salvinit, i shoqëruar me koreografinë e tifozëve të Milanit ku shkruhej: “Le t’i dërgojmë në ferr”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco