Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Fitorja në derbi sjell ‘paqen’ mes Interit dhe Icardit. Deklarata surprizë e Wanda Narës

Fitorja në derbi sjell ‘paqen’ mes Interit dhe Icardit. Deklarata surprizë e Wanda Narës

10:52, 18/03/2019

Wanda Nara e lumtur pas fitores së Interit në derbi me Milanin. Ta paktën në fjalët e menaxheres dhe bashkëshortes së Mauro Icardit kuptohet që së shpejti do të ketë “paqe”, për të lënë një herë e mirë pas të gjitha mosmarrëveshjet me drejtuesit zikaltër.

“Të gjithë flisnim për një krizë të Interit, por unë isha e bindur se do të fitonte. Rikthimi i Mauros? Unë nuk di asgjë për takimin e mundshëm të së premtes, kam biseduar me Marottën dhe paqja është afër. Nëse Mauro takohet me trajnerin të premten, ata do të duhet të bisedojnë hapur me njëri-tjetrin”, thotë agjentja e sulmuesit zikaltër.

Kjo është shenja e parë e rëndësishme e paqes, megjithatë Wanda Nara përsërit të njëjtat gjëra: “Mauro është duke u rimëkëmbur nga problemi i gjurit, i cili është real. Ai ka luajtur me dhimbje edhe përpara, për të treguar sa interesohet për Interin. Sapo të jetë në gjendje, do të kthehet, nuk ka probleme me ekipin. Ne i kemi shqyrtuar të gjitha deklaratat e lojtarëve dhe askush nuk ka folur kurrë keq për Icardin. Thuhen kaq shumë gjëra… Nuk ka kërkuar kurrë ngritje rroge, pra nuk ka qenë çështje parash”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco