‘Mbappe e sheh veten te Real Madridi’

‘Mbappe e sheh veten te Real Madridi’

10:11, 18/03/2019

Kylian Mbappe duket të jetë i qartë rreth ambicieve dhe qëllimeve të tij për të ardhmen, të paktën sipas asaj që ka zbuluar gazeta javore franceze “Le Journal du Dimanche”.

Real Madridi ende ëndërron ta ketë në skuadër Kylian Mbappe dhe, sipas të përjavshmes franceze, 20-vjeçari e ka gjigantin spanjoll në planet e tij.

Gazeta franceze ka publikuar deklarata të një të afërmit të yllit të Paris Saint-Germainit, i cili ka pohuar se Mbappe kishte treguar përse nuk ishte transferuar në Madrid në vitin 2017.

Në atë kohë, thuhet se Mbappe kishte theksuar: “Nëse shkoj në moshën 18-vjeçare, çfarë do të bëj kur t’i mbush 23 vjeç?”.

I afërmi i Mbappes më pas ka konfirmuar diçka që do të kënaqë madrilenët: “Mbappe e sheh veten duke luajtur në Madrid”.

Reali ka dëshirë për ta blerë Mbappe, i cili shihet si talenti më i madh në botën e futbollit, por klubi i tij aktual, PSG-ja, ka këmbëngulur se nuk është i hapur për bisedime për shitjen e tij, pasi ia pagoi Monacos plot 180 milionë euro për shërbimet e tij.

Vetë lojtari nuk ia ka mbyllur derën kalimit në Madrid, teksa presidenti Florentino Perez e di se do të jetë shumë e vështirë ta bindë klubin parisien ta lëshojë francezin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco