‘Gjermania si fuçi baruti’/ Klinsman paralajmëron rrezik te skuadra e Joachim Low

‘Gjermania si fuçi baruti’/ Klinsman paralajmëron rrezik te skuadra e Joachim Low

09:49, 18/03/2019

Ish-trajneri i kombëtares gjermane, Jurgen Klinsman, e shikon momentin në të cilën ndodhet ish-ndihmësi i tij, Joachim Low, pas përjashtimit të tre bavarezëve nga përfaqësuesja, me rrezik shpërthimi.

“Kjo është një fuçi baruti”, thotë ish-sulmuesi i “pancerave” gjatë një interviste për “Bild am Sonntag”. 

Low e ka vendosur veten nën presion, pasi nxori në pension të parakohshëm Humelsin, Boatengun dhe Mylerin dhe Klinsman thotë: “Tani ai duhet të jetë i suksesshëm. Duhet të gjejë rezultatet e duhura. Sepse në këtë moment, futbolli gjerman po lëviz ndërkombëtarisht me një nivel shumë të ngadaltë. Tani tifozët duan të shohin që ai të funksionojë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco