Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

VIDEO/ Sherri në pankinën e Milanit, Kessie tregon pse u nervozua me Biglian

VIDEO/ Sherri në pankinën e Milanit, Kessie tregon pse u nervozua me Biglian

08:38, 18/03/2019

Zbulohet motivi i sherrit në pankinën e Milanit gjatë derbit të humbur ndaj Interit.

Ajo zënkë e nxehtë mes Lucas Biglia dhe Franck Kessie e ndodhur menjëherë pas daljes së këtij të fundit nga fusha në vend të Cutrone, gati sa nuk kaloi te kontakti fizik, i evituar falë ndërhyrjes së pjesës tjetër të futbollistëve dhe stafit që ndodhej në pankinë.

Referuar raportimeve të "Sky Sport", gjithçka nisi me zhgënjimin e Kessie për zëvendësimin, ndërkohë që argjentinasi Biglia i kërkoi që të shfaqë më shumë respekt ndaj shokëve të skuadrës.

"Zëvendësimi? Në një moment të tillë të ndeshjes, mund të ndodhë që të gabosh. Kisha nervozizmin e ndeshjes dhe kisha dëshirë të fitoja. Kur dola e kapërceva pak me Lucas, tani i dhashë dorën. U qartësuam. U kërkoj falje tifozëve dhe klubit. Këto 10 minuta nervozizëm nuk duhet të ndikojnë në një sezon të tërë”, sqaroi Kessie. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco