Spalletti: Ju tregoj kush e bëri diferencën ndaj Milanit. Kam një lojtar që vrapon 14 km

Spalletti: Ju tregoj kush e bëri diferencën ndaj Milanit. Kam një lojtar që vrapon 14 km

08:29, 18/03/2019

Një meritë të madhe për triumfin e Interit në derbin ndaj Milanit, ka padyshim edhe trajneri zikaltër Luciano Spalletti.

Në prononcimin pas ndeshjes për mediat italiane, 60-vjeçari nuk i kurseu elozhet për të tijtë, teksa u shpreh: “Kur luan keq dhe del nga Europa League, duhet patjetër të sqarosh çfarë ka ndodhur dhe të lësh pas problemet. Duhet të marrin fund mendimet, analizat, diagnozat e asaj që ndodhi në Europë. Skuadra ndoqi një tjetër rrugë këtë radhë. Kam tre lojtarë në mesfushë, mes tyre dhe Vecino, ai është lojtari që vrapon më shumë. Ai bëri një paraqitje të madhe. Vrapon 14 km për ndeshje. I kam përgëzuar të gjithë në dhomat e zhveshjes”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco