Gattuso flet për derbin e fituar nga Interi: Humbje e dyfishtë

Gattuso flet për derbin e fituar nga Interi: Humbje e dyfishtë

08:21, 18/03/2019

Trajneri i Milanit, Genaro Gattuso, foli për mediat italiane pas humbjes 3-2 në derbi ndaj Interit.

Tekniku kuqezi u ndal edhe te zënka në stolin e rezervave mes Biglias dhe Kesies, duke e cilësuar si humbje më të rëndë se vetë rezultati.

“Inter ka bërë më mirë se ne në pjesën e parë, në të dytën kemi ndryshuar, kemi bërë pak më mirë. Duhet të kemi karakteristikat e duhura për të bërë një presing të lartë. Kemi vuajtur pasimet e tyre në vertikale, që kalonin 5-6 lojtarë njëherësh. Pas 2-0 skuadra të tjera do kishin kapitulluar, ndaj jam i kënaqur. Skuadra është gjallë, patëm shanse për të barazuar”, tha tekniku i kuqezinjve.

Për zënkën mes Kesies dhe Biglias, Gattuso tha: Ajo që më dhemb më shumë është imazhi i Kesies. Kjo është humbja më e rëndë. E papranueshme, për mënyrën si e shoh unë futbollin. Duhet respekt për të gjithë, ajo skenë ishte e shëmtuar. Trajneri merret me disiplinën, është përgjegjësia ime, sepse mbi këto vlera kam ndërtuar karrierën dhe besoj verbërisht. Ka qenë një humbje e dyfishtë, në fushë dhe jashtë saj. Këto ditë do flas edhe unë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco