Humbi avionin, Panucci i bën të pabesueshmen yllit të kombëtares

Humbi avionin, Panucci i bën të pabesueshmen yllit të kombëtares

23:48, 17/03/2019

Thomas Strakosha ka humbur dy ndeshjet me Turqinë dhe me Andorrën, pasi nuk ka mundur të udhëtojë dot drejt Shqipërisë brenda pasdites së sotme.

Mësohet se portieri ka mbetur në trafik për shkak të një bllokimi të rrugës nga Roma drejt aeroportit të kryeqytetit italian.

Sipas “Panorama Sport”, portieri i Shqipërisë ka telefonuar menjëherë trajnerin Christian Panucci dhe e ka vënë në dijeni për vonesën.

Ai i ka kërkuar ndjesë dhe i ka shpjeguar se nuk ka mundur të mbërrijë dot në kohë dhe e ka humbur avionin, duke kërkuar mirëkuptim që të vijë nesër në Tiranë.

Por trajneri i Kombëtares ka qenë i prerë, duke i thënë se nëse nuk arrin në kohën e përcaktuar (19:00) në ekipin kombëtar, atëherë më mirë të mos udhëtojë fare.

Ndërkaq, mësohet se është thirrur në ekipin përfaqësues Gentjan Selmani i Laçit, i cili ka qenë me Shpresat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Panucc putana 18/03/2019 10:34

Ky arrogant Dhe I pa afte. Te fusi ne Porte ilda bejlerin, si eshte si nje burre pijanec. Topat Ti gjuaje duka pa syze se mos I bie ne studio organi I bejlerit. Keshtu e keni bere futbollin, plehra.

Shto koment

Denonco