VIDEO/ Messi dhuron spektakël, Barcelona me hap gjigant drejt titullit

VIDEO/ Messi dhuron spektakël, Barcelona me hap gjigant drejt titullit

23:29, 17/03/2019

La Liga nuk ka më histori në këtë sezon. Barcelona e ka “vrarë” përfundimisht kampionatin dhe tashmë titulli kampion ka marrë rrugën drejt Katalonjës.

Falë një super Leo Messi, Barça triumfoi 1-4 në transfertën e vështirë ndaj Real Betis duke u shkëputur në +10 nga Atletico e vendit të dytë.

Lionel Messi ishte i papërmbajtshëm në këtë sfidë duke realizuar 3 gola dhe duke siguruar përfundimisht “Këpucën e Artë” të La Ligas pasi u ngjit në kuotën e 29 finalizimeve në kampionat.

Me armën e tij më të fortë goditjet standarte, Messi zhbllokoi shifrat pas 18 minutash lojë duke realizuar një supergol, ndërsa në sekondat e fundit të pjesës së parë dyfishoi rezultatin.

Në pjesën e dytë Suarez dhe Messi sigluan pokerin e Barçës ndërsa golin e vetëm për Real Betis e realizoi Loren.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco