Kërcënohet gazetari

Kërcënohet gazetari

23:03, 17/03/2019

Ndeshja mes Kastriotit dhe Tiranës, e zhvilluar pasditen e sotme në Fushë-Krujë, prodhoi një incident në fundin e saj.

U godit lojtari i Tiranës, Grent Halili, teksa ngjarja u pasqyrua nga mediat.

Por, një tjetër ngjarje e shëmtuar ka ndodhur pas këtyre episodeve në sfidën Kastrioti-Tirana.

Sipas asaj që bën me dije “Panorama Sport”, drejtuesi i klubit krutan, Alban Vogli, i cili është presidenti i Kastriotit, ka kërcënuar dhe ka fyer kryeredaktorin e kësaj gazete, Jetmir Halilaj.

Sipas asaj që bëhet me dije, presidenti i krutanëve ka dashur ta fshehë për publikimin ngjarjen që ndodhi në sfidën me Tiranën, duke e kërcënuar gazetarin (kryeredaktorin e Panoramës) për shkak të detyrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco