VIDEO/ Interi fiton derbin dramatik me Milanin, 5 gola në ‘San Siro’

VIDEO/ Interi fiton derbin dramatik me Milanin, 5 gola në ‘San Siro’

22:30, 17/03/2019

Milani dhe Interi luajtën në “San Siro” derbin e Madoninës, njofton Syri.net.

Skuadra e Spallettit mori një fitore dramatike me rezultatin 3-2, duke i kaluar kuqezinjtë në renditjen e Serie A, për të shtuar shanset për një vend në Champions League.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të zikaltërve, me golin e Vecino në minutën e tretë.

Pjesa e dytë ishte e ë ishte e “çmendur”, ku u shënuan 4 gola.

Në të 52’ pas një goditje këndi, De Vrij me kokë shënon golin  e dytë për Interin.

Mirëpo kuqezinjtë nuk dorëzohen. Bakayoko në minutën e 57-të shënon golin e parë për Milanin, duke shkurtuar diferencën, 2-1.

Pas këtij momenti realizohen edhe dy gola të tjerë. Interi me penallti e çon në 3-1 rezultatin (shënon Lautaro Martinez), por kuqezinjtë sërish shkurtojnë diferencën në 3-2 me Musakion.

Ky ishte goli i fundit, i cili vulos rezultatin 3-2 për Interin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco